E dashur Mona!

Si fillim dua të them më fal, se e teprova një çik sot, kur të quajta KryeDumane.

Mos u mërzit! Ti e di, që  për mua do të mbetesh ajo,  debatiksja 17-vjeçare!

Tani me thënë të drejtën e kisha harruar atë moment, por ke parë ti që ky burgu paska dhe anën e tij të mirë, pozitive! Të kthen në kohë.

Nuk qenka dhe shumë  keq të jetosh me kujtime. I kishim harruar ato kohë, kur s’kishim lekë kishim flori.

A e mban mend takimin tonë të parë, kur ti si një debatikse dhe unë si Vasil Laçi u bëm bashkë si një grusht i vetëm për të hequr qafe Fatos Nanon.

E ç’kohë të arta ishin ato… po nejse të kthehemi në kohët e sotme se po na rrëmbeu e shkuara, nuk kapim dot të ardhmen.

Ti e di,  tani që ndodhem këtu te 313, më mungon shumë, por më shumë po më mungon macja, Sasha.

Nuk ke qenë kurrë xheloze, të lutem mos u bëj as tani, se takimin special këtu në burg  do ta bëj me Sashën.

Mos u bëj xheloze as për Tedin!

Vazhdo merru me partinë, se ai kokë trashi edhe pse e mbajta kaq kohë me vete, në male, fusha , gërxhe, lumenj, liqene e dete, nuk u hollua që nuk u hollua.

Nëjse, nuk duhet me ia vën shumë veshin, se kupton akoma, ske çi bën, është akoma I ri!

Fundja më mirë kështu, se më nxjer dhe mallin tonë  kur ishim të rinj.

E mban mend sa na ishte bërë koka, se mbante dot as qafa.

E c’kemi hequr për të ardhur në këtë formë që jemi sot.

Rroftë spitali në austri, thuaj  që na solli në terezi nga trupi, se nga koka ti mbete po e njëjtë , me gabimet trashanike që bëje me kartat bankare dhe telefonin që e lije vend e pavend dhe që po e paguaj unë sot.

Megjithatë jam I lumtur si kurrë më parë, dashuria triumfoi, unë të kam falur!

Ti do mbetesh përjetë debatiksja ime, e unë Vasil Laçi yt.

Mos e harro, koha po punon për ne, ditët e zeza do pasohen  nga netët e bardha, tani që Trump u bë president.

E pe, e urova në FB!

“Lidershipi juaj do jetë frymëzim për popullin shqiptar”

Mirë ia kam thënë ë…

Thua ta ketë lexuar!

Fundja, edhe po se pati lexuar mesazhin tim, e sigurt që ka lexuar atë të Berishës.

E di që do thuash, “shif hallin tënd”.

Ke të drejtë, por po lexoi mesazhin e Berishës , I heq non gratën atij, e bëjnë kryeministër, pastaj ai shkarkon DumDumanin, e unë dal nga burgu.

Kur, do thoje ti, e ç’rëndësi ka se kur, ëndrrat kanë rëndësi.

Tani që  i shoh nga qelia e jo nga vila , më duken edhe më të bukura fundja bëjnë  vaki dhe dalin!

I Yti!

I.M

kohajuaj