Kreu i Partisë Deokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqin.
Gjatë prezantimit të tij, Berisha i ka kujtuar kohët kur Lefter Maliqi ka qeverisur duke risjellë në vëmëndje përkushtimin që ai ka pasur ndaj qyetarëve dhe kërkesave të tyre. Kryedemokrati theksoi se në komunat që ka qeverisur Lefter Maliqi ai ka dëshmuar një përkushtim të madh.
Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni.
Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera”, u shpreh Sali Berisha, ndër të tjera.