Faturinua Pëllumb Salillari e pranon edhe vetë që i blenë të gjithë e të gjitha! Në fakt, për herë të parë po thotë të vërtetën. Këtë e ka dëshmuar me kohë, por sidomos muajin e fundit hapur fare! Pas blerjes spektakolare të votave në Bashkinë Kuçovë, dhe thyerjes se heshtjes elektorale me “13 Maj”, tani po shpërblehet nga Qeveria. Fatorino i qindarkave, kthehet në buall të miliardave të vjedhura nga paratë e shqiptarëve!
Pseudo miliarderi, tanimë me pasuri marramendëse, që vazhdon të vjedh hapur nga taksat e shqiptarëve, ku nga fatorino në super miliardier shprehet pa ju dridhur qerpiku, se ai mund të blejë qeverinë, drejtësinë, se mund të paguaj për çdo gjë dhe se mund të eliminojë çdo kundërshtar. Shkon më tej kur shprehet se vendos ai për Kryebashkiakë, Kryepolicë, Gjyqtarë, Deputet etj. Theksoj se profesionin e fatorinos e respektoj, por kalimi me hapa galopant nga fatorino në miliarder në format e arritura prej tij është problemi që duhet ngritur dhe luftuar.
Këtij “gjakpirësi” nuk i doli Kuçova, tani po ha Dimalin! Po gërryen lumin për resortin e radhës. Qytetarët po hanë tymin përditë, që Salillari të marrë miliardat.
Ka nxjerr jashtë përdorimit një qytet të tërë të Dimalit në pjesën Jug-Perëndimore me guroret e tij që mbulojnë dhe helmojnë duke marrë jetë njerëzish me tymin e tyre në gjithë qytetin Dimal. Ndërsa në pjesën qendrore dhe Veriore ka marr me qira për 99 vjet, gjithë tokën dhe pyjet dhe po bën ndërtime. Po kështu në zonën e mbrojtur nga UNESCO në Sinec. Po kështu ka bërë dhe nipin i tij, me 200 ha pyll në Zdravë-Kuçovë, ku po prish bukuri natyrore dhe po i kthen pa kursim në resort, ashiqare fare për përfitime personale. Pra ky “oligark” e ka kthyer Kuçovën dhe Dimalin, në prone private dhe askush nuk reagon!
‘Oligarku’ Salillari krahason veten me Alkaponen ku fati i tij dihet! Ky hajdut shikon ëndrra me miliardat e tij që ka gerryer e dëmtuar gurore, pyje, lumenj, zona të mbrojtura etj.
Por “oligark”, edhe ty si të gjithë 2 m vend të pret dhe miliardat si merr dot me vete, do i gezoj populli! Fryu dhe pak kohe se do shfryhesh shpejt o fatorino i qindarkave, i kthyer në buall i miliardave me pasurit e shqiptarëve! Nëse në këtë vend ka sadopak drejtësi, gëzohu edhe pak kohë o Salillar me gjithë Hajdarët e tu.
Kërkoj nga KQZ, KAS dhe SPAK, të bëjnë drejtësi me rezultatin e zgjedhjeve në Kuçovë. Nëpërmjet kësaj do i thuhet ndal dorës që në mënyrë mafioze po kontrollon jetën e çdo banori duke përdorur taksat e tyre!
Nëse “fatorinoja” ndikon te KQZ, KAS, Kolegji Zgjedhor dhe Institucionet nuk do të munden ta ndalin me ligj, do e ndalim me Maliq” shkruan Lefter Maliqi, fituesi i vërtetë i garës për kryebashkiak i Kuçovës, votat e të cilit,sikurse thekson, u manipuluan e u blenë nga kontributin e Pëllumb Salillarit, mbështetës për interesa biznesi me rivalin e tij Kreshnik Hajdari./Koha Juaj .com