Emocion i jashtëzakonshëm në Napoli, në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku përplaset kampionia e freskët e Italisë me skuadrën e fundit të Serisë A, që e ka prerë prej javës biletën për në Serinë B.

Pikërisht kjo ndeshje shënon fundin e karrierës futbollistike të Fabio Quagliarellas, 40-vjeçarit të Sampdorias, që nuk mundi t’i përmbante emocionet para fillimit të takimit. Ai shpërtheu në lot gjatë nxehjes dhe u ngushëllua nga lojtarët e tjerë.

Në stadiumin “Maradona”, tifozët e Napolit shpalosën një banderolë që i dedikohej pikërisht Quagliarellas

Karriera 24-vjeçare e Quagliarellas ka kaluar, gjithmonë në Serinë A: e nisi në Torino, në vitin 1999, në huazim te Fiorentina në 2002/03 dhe te Chieti në 2003/04, më pas u transferua tek Ascoli mes 2005 dhe 2008 dhe iu bashkua Sampdorias në vitin 2006.

Fabio më pas përfaqësoi Udinesen (2007-2009), Napolin (2009/10), Juventusin midis 2010 dhe 2014, u kthye në Torino nga 2014 në 2016, dhe shtatë vitet e fundit i kaloi pikërisht te Sampdoria.