Së fundmi po perflitet se Lady Gaga është fejuar me partnerin e saj prej kohësh Michael Polansky.

Diçka që vetë Lady Gaga e ka konfirmuar pa dashur.

Në veçanti, këngëtarja 38-vjeçare ishte në Arena La Defense në Paris për të ndjekur finalet e notit të Lojërave Olimpike.

Atje ajo u takua me kryeministrin e Francës, Gabriel Attal, të cilit duket se i prezanton partnerin e saj Michael Polansky si të fejuar.

Lady Gaga dëgjohet duke iu referuar biznesmenit 46-vjeçar si “i fejuari im”

Videoja është postuar në rrjetet e tij sociale nga kryeministri francez dhe tashmë po bën xhiron e botës.

 

 

Lady Gaga ndodhet në Paris me partnerin e saj teksa këngëtarja e njohur performoi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Lady Gaga dhe Michael Polansky u panë për herë të parë së bashku në vitin 2020 duke u puthur në një festë të Vitit të Ri në Las Vegas. Disa javë më vonë, ata dolën publikisht me lidhjen e tyre gjatë ngjarjeve të Super Bowl 2020 në Miami.

Kjo është fejesa e tretë për Lady Gaga-n, pasi në fillim të vitit 2015 ajo u fejua me aktorin Taylor Kinney dhe më pas në 2019 me Christian Carino.