Të shtëna me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur në lagunën e Patokut në Kurbin.
Besnik Selmani 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, Besnik Pulaj 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.