Personi në foto është Lulzim Visha, 48-vjeçari i cili u vra gjatë atentatit një ditë më parë në Kamëz.
Ai punonte si postier dhe u qëllua me breshëri arme 200 metra larg banesës së tij në Zall Mner, ndërsa ndodhej brenda makinës së kompanisë ku punonte.
Dyshohet se autori apo autorët u pozicionuan në pjesën ballore të makinës, pasi mjeti i viktimës ka shenja të shtënash në këtë pjesë.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka ndaluar 37-vjeçarin Eduart Lami në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha. Lami është ndaluar gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij, Ervis Lami.
Gjithashtu, dyshohen si të përfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Visha.
Në pyetje janë marrë edhe familjarët e Lulzim Vishës. Hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.