Një mbrëmje me pasoja ajo e djeshmja e cila ka zgjatur edhe pasi janë fikur dritat. Luizi nuk mund t’ia falë vetes figurën e keqe mbrëmë dhe po mundohet me çdo kusht të pastrojë imazhin e tij dhe të Kiarës.

Kjo duket nga biseda që zhvillon me të dashurën e tij ku mundohet për herë të parë të jetë neutral dhe mos të fajësojë Efin për gjithçka si bëri mbrëmë. “Njëra nga ju po gënjen apo jo?”-pyet Luizi “Po”-i thotë Kiara.“Njerëzit kanë parë dhe e dinë çfarë ka ndodhur jashtë,atëherë pse e zgjat?”-vazhdon ai.

Pra nëse njerëzit e kanë parë të vërtetën(që në fakt e kemi parë si Efi gjithmonë ka mbrojtur Kiarën dhe çiftin dhe është ‘sulmuar’ edhe nga opinionistët për ta,e kemi parë si e ka pritur natën që doli,e ka postuar edhe në Instagram se e kishte merak Kiara dhe miku i saj nxorri bisedat telefonike që ato kanë folur jasht edhe pse Kiara tha Jo!). Nata e mbrëmshme ka qene një prej primeve me te zjarrta te ndodhura gjate këtyre netëve te fundit në shtëpinë me te famshme ne Shqipëri, Big Brother Vip Albania.

Rikthimi i katër prej ish banoreve te BBVA, ka berë që disa gjera te ndryshojnë dhe te plasin debate te shumta karshi njeri-tjetrit. Janë dy vajzat me te komentuara dhe me te ndjekura njëkohësisht Efi Dhenes dhe Kiara Tito, ato qe kane ndarë rrugët ne mënyrë jo te mire duke i kthyer kurrizin njëra –tjetrës derisa e konsideroheshin si shoqe te mira. Shiko videon: