Qeveria po përpiqet të na mbushë mëndjen që duhet të gëzohemi për miliona turistë që po vizitojnë Shqipërinë.
Unë e kuptoj përse mund të fërkojë duart Çeti që ka aeroportin e Rinasit dhe që takson çdo pasagjer që vjen me avion.
E kuptoj edhe përse mund të gëzohet Dulaku që takson ata që zbresin nga anijet.
E kuptoj edhe përse lumturohet Zamiri që i mbushet rezorti me turistë.
Deri diku i kuptoj edhe drejtorët dhe inspektorët që me lekët tona lagin dashnoret me shampanjë në bregdet.
Por nuk e kuptoj përse duhet ta shohë me gëzim këtë fakt qyetari shqiptar që është përzënë ekonomikisht nga plazhet më të bukura të vendit.
Këta që fërkojnë duart, tokën e marrin nga ne, punëtorët i sjellin nga jashtë ndërsa paratë i fshehin nëpër banka offshore.
Ndërsa 65% e shqiptarëve të cilët nuk përballojnë dot as një javë pushime, nuk kanë arsye për tu gëzuar.
Shqiparët nuk kanë përse të gëzojnë që plazhet më të bukura po betonizohen për të ndërtuar resortet e oligarkëve.
Jo, nuk kemi arsye për të gëzuar.