Mediat ruse kanë publikuar një foto të të dyshuarit, i cili thuhet se është truri pas sulmeve me dronë në bazat ajrore ruse . Sipas rusëve, ai është 37-vjeçari Artem Timofeyev, i cili dyshohet se zotëronte kamionët e përdorur për të lëshuar dronët.

Kanalet ruse të Telegramit raportojnë se një urdhër arresti kombëtar është lëshuar për të nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në analet e spiunazhit të lartë, planeve ushtarake të guximshme dhe të suksesshme, Artem Timofeyev me siguri e meriton vendin e tij. Rusët me siguri do të donin të dinin se ku është ai sot. Një kërkim mbarëkombëtar është duke u zhvilluar”, raporton Daily Mail.

Sulmi me dronë ukrainas ndaj bazave ajrore ruse thellë brenda territorit rus, i cili rezultoi në shkatërrimin e dhjetëra bombarduesve, tani po ndryshon natyrën e operacioneve ushtarake siç i njihnim deri më sot.

Përgjithësisht pranohet se teknologjia e dronëve ka ndryshuar mënyrën se si kryhen operacionet ushtarake. Sipas shumë analistëve ushtarakë ndërkombëtarë, sulmi i 1 qershorit 2025 do të shkruhet në historinë ushtarake si momenti historik që ndryshon gjithçka në sigurinë e objekteve kritike dhe mënyrën se si zhvillohet lufta në nivel ndërkombëtar.