Nga Vjosa Limani-
Që studiot televizive tashmë kanë degjeneruar në ambjente kafenesh, ku bëhen thashetheme të nivelit më të ulët të shoqërisë, apo të debateve shterpe me një gjuhë ordinere që i’a kalojnë dhe ‘rrugacëve të lagjes’, dje në mbrëmje na u server një tjetër model!
E gjithëditura, Grida Duma (Suma) e vetëshpallura moderatore televizive, studion e saj e ktheu në një ambjent kishtar për t’i shprehur dashurinë e përjetshme, të fundit në listën e dashurive të saj, politikanit narcist, Ervin Salijani, i cili i’a ktheu po me të njëjtën monedhë.
Me sa duket “mungesa e lirisë” për disa muaj, z.Salijanit i paska bërë të mendoj edhe për përjetësinë.
Si dy figura narciste, Grida Duma dhe Ervin Salijani e shfrytëzuan studion televizive në një tallje b… , si me të ftuarit që kishin në studio ashtu edhe me publikun që i shikonte nga ekrani!
Prej kohësh zonja Duma(Suma) e ka kthyer studion në një pasarelë mode, ku ndihet e sigurtë, pa konkurencë, pa rivale, ndryshe nga salla e parlamentit ku në tapetin e kuq shkelnin dhe të tjera simotra të saja se vetëm ide nuk debatohen në të ashtuquajturin emision.
Për këtë sezon të vetmin rivalë në studio do të ketë “të kënaqurin e përjetshëm”, të dashurin e saj të konfirmuar publikisht, zotin Salijani.
I rikthyer në skenën publike pas disa muajsh mungesë, për arsye “profesionale” por që i shërbeu për të ardhur më i bukur se kurrë, me një luk të ri, flokë të reja, i kuruar deri në detaje , poor me ide të vjetra në politikbërje, ndihej më i sigurtë.
Shurmuesi që bënte me të ftuarit e tjerë në studio ta shpifte më shumë se flokët e lëpira të tij. Mungesa e ideve për qasje të re në politikbërje ishte akoma më rëndë.
Gjithsesi çifti më i ri i shoëbizit do të na sjell plot lajme roze për turmat që i ndjekin./kohajuaj