Mbledhja e Kryesisë së PD-së, përveç debateve mes dy grupimeve të ndara qartazi, është shoqëruar edhe me disa tensione sporadike jashtë sallës.
Disa persona, që u etiketuan si militant të Lulzim Bashës, kanë lëshuar disa sharje ndaj Gazment Bardhit e Jorida Tabakut
Kjo, për shkak të planit të këtyre të fundit për të mbajtur peng zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Dhe prej dy ditësh, në mediat e financuara nga familja Berisha, nuk flitet gjë tjetër, veçse për “dhunë” e “banditë”, dhe se kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës, jo e atij njeriut që qesh edhe në momentet më serioze.
Është ironike që tani këta të shfaqen kaq të ndjeshëm ndaj ndonjë sharje dhe të shfaqen sit ë dhunuar.
Por vetëm një vitë më parë, ata iu lëshuan selisë së PD-së, jo me sharje në gojë, por me qysqi dhe vare, dhe ishte fat i madh që dyert ishin blinduar mirë, ndryshe sot do të kishim viktima.
Kushedi, ndoshta vetë Ervin Salianjin, që iu doli me shkop në dorë militantëve të Berishës, ndërsa sot ankohet për dy apo tre sharje nga një grup i vogël njerëzish.
Ndaj para se të revoltoheni për sharjet, mirë bëni të kujtoheni që ishit gati edhe të vrisnit, vetëm për të marrë godinën e selisë së PD-së.
Atë godinë, që Sali Berisha e mban të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme.