E njohur si një nga gazetaret gjobëvënse në kazanin mediatik shqiptar, Anila Basha po shfrytëzon të gjitha mënyrat për të bërë drejtoreshë të RTSH-së, Eni Vasilin.
Pasi negocioi takimin e kësaj të fundit me bashkshorten e kryeministrit, Linda Ramën në festën e portalit të saj, znj. Basha po sulmon hapur drejtoreshën e komanduar të RTSH-së, Aurora Pola, e cila është më afër marrjes së drejtimit të këtij institucioni për një mandat 5-vjecar.
Prej ditësh znj. Basha po përpiqet të ngrejë lart figurën e “ndritur” të znj.Vasili, e nga ana tjetër vijon me sulme të pista ndaj znj. Polo.
Kjo e fundit e ka marrë drejtimin e RTSH-së, pas largimit të ish drejtorit, Alfred Peza, që për hirë të së vërtetës, punonjësit e këtij institucioni kanë filluar të marrin frymë lirisht, pasi ky i fundit i ishte kthyer në një makth.
Znj. Basha për të arritur qëllimet e veta, këtë herë po përdor edhe një të ashtuquajtur, shoqatë gazetarësh e hapur së fundi nga disa gazetarë anonimë, për mos me thënë gjobëvënës.
Shoqata në fjalë na paska ngritur shqetësimin e largimit nga puna të një gazetari në RTSH-së, i cili mbante postin e kryeredaktorit të lajmeve.
Gazetari në fjalë në të vërtetë nuk është pushuar nga puna, por është larguar me dëshirën e vet, pasi është transferuar në një pozicion tjetër nga ai i kryeredaktorit.
I mësuar me benefite që nga koha e Pezës, pasi u emërua nga ky i fundit jo për ndonjë meritë të vecantë si gazetar, por si preference e tij, ky i fundit nuk ka pranuar, por ka vendosur të largohet
Nuk kishte se si t’i shpëtonte zonjës së pazareve një rast I tillë për ta kthyer në favor të “kukllës Eni”. E cuditshme se si nuk u shqetësua më parë znj. Basha kur gazetarët në atë institucion hidheshin në rrugë nga kapter Peza e askush nuk mbante përgjegjësi.
E sigurt por e vërtetë e hidhur, nëse Eni Vasili emërohet në krye të RTSH-së, nuk do të sjellë asnjë risi për atë institucion.
Jo se nuk do por se nuk ka aftësi ta bëj! Ardhja e saj, thjesht do të kënaq orekset e atyre që po luftojnë ta cojnë në atë pozicion, dhe në këtë rast oreksin e pangopur të Anila Bashës.