“Transporti për pensionistët do jetë falas. Tregu i Kuçovës do bëhet modern. Stadiumi do rikthehet në atë që meriton… Nuk ka zhvillim sepse është abuzuar në mënyrë barbare. Do anulloj tenderat korruptive. Nuk është bërë asgjë sepse janë harxhuar paratë kot… Kuçova do ndryshojë për një vit. Bashkë me socialistët e ndershëm dhe demokratët do vijojmë në të ardhmen…”.
Kandidati garues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak i Kuçovës, Lefter Maliqi ka shpërthyer në kritika të forta ndaj qeverisë. Maliqi deklaroi se Kuçova është kthyer në një bastion të krimit dhe jo të rilindjes, ndërsa tha se çdo gjë në qytet është e shkatërruar.
Sipas tij rival në këto zgjedhje do jetë një zyrë që është bërë pis me korrupsion dhe servilizëm, duke iu referuar asaj të kryebashiakut aktual të qytetit, Kreshnik Hajdëri.
“Unë i kam dhënë provat në Bashkinë e Kuçovës. Kuçova është kthyer në bastion të krimit dhe jo të rilindjes. Demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri janë në nivelet më të larta, kështu që koalicioni është tejet i fuqishëm.
Kur shkova në Parlament u zhgënjeva nga roli i deputetit. Atëherë vendosa të jem lider lokal dhe të jap suksese në atë nivel. Unë kam drejtuar fushatën në 3 komuna që janë pjesë e Kuçovës. Për shkak të kësaj gjurme që kam lënë jam i bindur për një fitore spektakolare.
Qytetarët kërkojnë shpresën dhe ndryshimin, tashmë është lënë në harresë. Çdo gjë është e shkatërruar, rrugët janë shkatërruara. Unë kam një program, Kuçova do jetë kantier ndërtimi. Unë nuk kam kandidat rival, e dinë kuçovarët. Unë kam rivale një zyrë që është bërë pis me korrupsion dhe servilizëm, atë zyrë do e çoj në kat të parë të hapur për popullin. Nuk do ketë më policë të dera.
Transporti për pensionistët do jetë falas. Tregu i Kuçovës do prishet dhe do bëhet modern. Stadiumi do rikthehet në atë që meriton. Nuk ka zhvillim sepse është abuzuar në mënyrë barbare. Do anulloj tenderat korruptive. Nuk është bërë asgjë sepse janë harxhuar paratë kot. Janë të gjitha abuzime me taksat e qytetarëve. Kuçova do ndryshojë për një vit. Bashkë me socialistët e ndershëm dhe demokratët do vijojmë në të ardhmen. Qytetarët e dinë
Kundërshtari po të ketë kurajë le të përballet me mua. Nuk bëjnë as rrugë, asgjë. Kanë vendosur disa punëtorë me demek po punojnë sa për t’u dukur. Popullit i kam thënë që ka lekë, pse keq menaxhohet. Po mbledh prova dhe do t’i bëj publike nëse do tentojnë të blejnë vota. Kanë filluar që tani, kanë metodat e tyre. Unë i kam paralajmëruar, kam folur me oligarkët që po bëjnë ndërtime. Edhe miliona euro të hedhin jam i bindur që do fitoj.
Unë votën e kërkoj si njeri, jo si bindje politike. Këtë herë ka një zgjim. Të pritet Sali Berisha në këtë mënyrë në Kuçovë do të thotë që qytetarët kërkojnë ndryshim dhe kanë shpresë”, vlerësoi Lefter Maliqi, kandidati potencial për fitoren e zgjedhjeve vendore./Koha Juaj.com