Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai rasti tipik, paraqesin kartën e tyre nga pjesa e parme por qytetari duhet te paraqesë pjesën e pasme

Ky është një nga shumë aplikimet të cilat mbërrijnë në sallën operative në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e që refuzohet për shkak të gabimeve në ngarkimin e të dhënave nga ana e  emigrantëve shqiptare të cilët kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës më 11 maj.

Redion Lila, specialisti i drejtorisë së votimit nga jashtë, tregon për Abc News edhe të tjera raste kur kërkesa nuk pranohet teksa thekson se gabimet më të shumta vijnë nga shtetasit që jetojnë në Itali dhe Greqi, vendet të cilat kanë edhe numrin më të lartë të aplikantëve.

“Janë përdorimi i fotove të ndryshme apo scrënshot qe zgjedhësi ka në galeri.   Tek të dhënat zgjedhësi ka cilësuar numrin e rrugës, numrin e hyrjes por siç shohim fotoja është një scrënshot, që s’ka lidhje fare me adresën. Po ashtu kemi raste kur zgjedhësit dërgojnë dokumente shqiptare për të vërtetuar adresën e tyre si patente shqiptare, certificatë, pasaportë… kemi patur raste edhe dëftesa shkolle”, tregoi Redion Lila, drejtoria e votimit nga jashtë, KQZ.

Mbi 5000 kërkësa janë miratuar me dokumente të pavlefshme ndaj do duhet që palët politike të ndërhyjnë në kod për të shtyrë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në 30 maj të 2025. Mirëpo, demokratët kanë kushtëzuar votën me plotësimin e tyre që emigrantët të votojnë me dokumente të huaja, edhe pse PS e kundërshton dhe sistemi PER nuk e lejon.

“PER nuk mund te krijoje profilin e zgjedhësit, aq me tepër kërkesën e tij ne rast se nuk paraqitet një dok shqiptar”, tha ai.

E në rast se emigrantëve iu refuzohet aplikimi për një arsyet e përcaktuara nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve ato mund ta ripërsërisin disa herë aplikimin deri në datën 4 mars, atëherë kur përfundon edhe afati i regjistrimit të shtetasve që jetojnë jashtë Shqipërisë.