Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e qeverisë italiane për vizitën e kryeministres Giorgia Meloni në Shqipëri, por burime për A2 CNN bëjnë me dije se kryeministrja italiane do të jetë mëngjesin e 5 qershorit në vendin tonë.

Sipas burimeve, Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të vizitojë edhe dy pikat ku po ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë.

Këto dy kampe duhet të kishin përfunduar tashmë, por disa probleme bënë që të shtyhej ndërtimi i tyre.