Gjatë qëndrimit në Itali, ku mori pjesë në takimin e panairit më të madh të verës në Europë, “VinItaly”, kryeminisri Edi Rama zhvilloi një takim me homologen Italian, Giorgia Meloni.
Shqipëria u prezantua në këtë panair nga 20 prodhuesit më të mirë të verës, të cilët ekspozuan verërat “Made in Albania”, tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku eksportojnë prej vitesh.
Rama publikoi foto të këtij takimi ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.
Edi Rama mori pjesë dje në panairin më të madh të verës në Europë “VinItaly”, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantuan produktet e tyre për herë të parë në stendën e “Open Balkan”, së bashku me prodhues nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Shqipëria u prezantua në këtë panair nga 20 prodhuesit më të mirë të verës, të cilët ekspozuan verërat “Made in Albania”, tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku eksportojnë prej vitesh.
Në kuadër të këtij panairi, kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvilluan një takim mes tyre, në përfundim të të cilit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku konfirmuan se vëllimi tregtar i vitit 2022 midis vendeve të “Ballkanit të Hapur” është rritur me 24.8%.