Nga Vjosa LIMANI –

Mëngjesi i sotëm pritej të ishte i zakonshëm për shumë nga ne, por jo! Kryeministri Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë në “promo” , na u shfaq sot në versionin e tij më të ri, si një podkaster, apo podkastrist e njejta është.

Ditë e shtunë, pushim, pregatitje për të festuar  “Pashkën Katolike”, kohë e bukur  me diell, relaks dhe në fund podcast-i i kryeministrit Rama në sfond !

Kështu nisi dita sot për shumë qytetarë shqiptarë, edhe pse kryeqyteti u zgjua i tronditur nga krimi në familje, i ndodhur në orët e para të mëngjesit.Po kjo pak rëndësi ka, se tashmë jemi mësuar me ngjarje të tilla! Si i thonë, “na është bërë lëkura shollë”!

Lajmi për vrasjen e dyfishtë në Tiranë pati rëndësi për mediat sa për të na zgjuar, pastaj hapsirën e zuri kryeministri Rama me podcast-in e tij… “Flasim” thotë! Se kur ka heshtur ndonjëherë ky, hajde mere vesh! Nejse!  Po si nuk mbeti batutë e tij pa u postuar! Ca me video e ca të shkruara, të cilat gjendeshin kudo. Apo thuaj e shtunë, nuk kishte lajme!

Podkastin e parë, Rama e nisi me një bisedë me sportistët elitarë, të cilët pak ditë më parë i gradoi “Kolonel”. Edhe pse biseda me ta zgjati rreth një orë, nuk na tha ndonjë gjë të re, përvec se ato që u thanë e u dëgjuan ditën e gradimit të tyre.Por a i’a arriti ai qëllimit?! Po, shikueshmëria ishte e lartë! Kaq mjaftonte!

Tashmë shqiptarët përvecse të zënë ditën duke parë BBVA,  kanë mundësi të shohin dhe kryeministrin e tyre sic nuk e kanë parë ndonjëherë,  në versionin e tij më të ri! Ndërkohë konkurenca pritet të jetë e ashpër me drejtuesit e emisioneve televizive, në “Prime”.

Por edhe në këtë versionin si podkaster rivali i tij i përjetshëm mbetet Sali Berisha! Le të presin të shohim se kush do të mbretëroj edhe në këtë version! Ndërkohë shpresojmë që deri në fund të mandatit të tij, z.kryeministër mos të na i lind ndonjë talent tjetër, se elbete 24 orë është dita, cfarë do të bëj më parë! Ndërsa barra e punëve i mbetet, kujt?!/ Koha Juaj.com