Kryeministri francez François Bayrou thotë se është një ide “tmerrësisht e rrezikshme” të mendosh se Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si një partner tregtar.
Sipas mediave të huaja, ai gjithashtu u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë së bashku përballë pasigurisë nga tarifat e Trump.
“Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara rrit tarifat, është një tërmet, por kur presidenti i Shteteve të Bashkuara 48 orë më vonë i heq tarifat, është një tjetër tërmet”, thotë ai.
Ky është komenti i fundit nga Franca për tarifat, me presidentin francez Emmanuel Macron që më herët tha se pezullimi i pjesshëm i tyre për 90 ditë ishte një “derë e hapur” për negociatat me Amerikën.
Kujtojmë se Trump vendosi tarifa ndaj shumë shteteve të botës rreth 10 ditë më parë, por i pezulloi ato për 90 ditë më pas, me përjashtim të Kinës, ndaj të cilave vendosi tarifa edhe më të larta.