Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.
Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Krymadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin.
“Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për cdo sjellje në raport me ligjin. Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18-vjeç.Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe shqiptarët që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte”, tha Meta.