Berisha: Zonja Kryemadhi është një politikane që në rininë e saj. Politikani ka për gjykatës publikun në radhë të parë, asnjë nuk qëndron mbi ligjin, por personalisht ndjej se çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para së gjithash publikut, aty është detyrimi.
A e kuptoni ju se Altin Dumani është ndoshta më kriminel se Nuredini? Sepse Nuredini ka kryer vrasje, po i ka pohuar ato, i ka rrëfyer aty, i ka treguar ato.
Kurse Dumani është një mashtrues ordiner, një njeri që fsheh krimet, që përdor krimet për pengmarrje, që zbaton urdhrat të atyre që e kanë marrë peng.
Nuk mund të imagjinohen gjëra të tilla.
Pra, çdo politikan, çdo qytetar duhet të qëndrojë me transparencë para kësaj drejtësie të inkriminuar në çdo qelizë, siç fakton ky studim.
Lexoni pak kush është në bordin e World Justice Project. Nuk ka asnjë lidhje opozita shqiptare me të.
Pra, ju bëni fjalë për drejtësi.
Këtu nuk ka drejtësi, ka padrejtësi.
Krahas Nuredinit duhet të ishte edhe Altini aty me qëndrimin që mban ndaj krimit, me dosjet që mbyll. Për mua ishte njëlloj si të më thonit a duhet të bëhet e penduar Monika Kryemadhi te Nuredin Dumani, këtë s’mund tma thuash.