Kryetari në detyrë i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, njëherësh dhe kandidat garues për një tjetër mandat, mund të hyjë në rekordet e ginnesit për ecurinë e karrierës së tij arsimore.

Sikurse ka bërë me dije Pamfleti: “Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka mashtruar në formularin e kandidimit për deputet më 2013 e 2015 dhe për kryebashkiak më 2019 e tani më 2023, duke deklaruar se ka arsimin e lartë dhe diplomë pas-universitare “Master”, që nënkupton se e ka kryer shkollën e mesme.

Mirëpo sipas letrave në dosjen e detajuar për të dhënat personale, që ka dorëzuar në PS e KQZ, rezulton se Rakip Suli e ka kryer shkollën e mesme në moshën 32-vjeçare, konkretisht në vitin 1997, kur janë djegur regjistrat e amzat.

Por në regjistrat e drejtorive arsimore për vitet 1979 e deri në vitin 2021, nuk figuron nxënës gjimnazist me apo pa shkëputje nga pune, me emrin Rakip Bajram Suli i datëlindjes 22 shtator 1965 e vendlindje fshati Çidhnë-Dibër.

Historia e shkollimit të “gomarit” të Kamzës, vazhdon me diplomën e Juridikut, për të cilën thotë se e ka marrë në moshën 53-vjeçare, konkretisht në vitin 2018 kur kishte 5 vite deputet i PS, po nuk tregon në cilin universitet i ka kryer studimet e larta.

Mashtrimi me shkollimin e Rakip Sulit, qëndron edhe në faktin, se diplomën “Master për të Drejtë Biznesi” thotë që ka marrë në vitin 2015 në Universitetin e Shkodrës, ose 3 vite para së të mbaronte ciklin e parë Juridik!

Sipas investigimit që ka bërë “Pamfleti”, i vetmi shkollim i saktë që ka “gomari” i Kamzës (siç e quan Edi Rama), është shkolla 8-vjeçare përfunduar në vitin 1978 në fshatin Çidhnë të Dibrës.

Ndërsa për periudhën 1991-2000, nuk deklaron çfarë punësh ka bërë apo çfarë i ka ndodhur me organet e drejtësisë në Greqi, Maqedoni e Shqipëri.”

“Gomari” i Kamzës ka mbaruar gjimnazin 32 vjeç,