Paraditen e sotme përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka depozituar kallzimin penal në adresë të kryebashkiakut të rizgjedhur të Kuçovës, me vota të manipuluara, sikurse denoncon Lefter Maliqi, i cili jep dhe lajmin nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social fcb. Nga përmbajtja e kallzimit merret vesh se të paditur janë Kreshnik Hajdari, kryatri në detyrë i Bashkisë Kuçovë dhe biznesmeni Pëllumb Salillari, për të cilin Maliqi thotë se ka qendruar nga pas Hajdarit duke i joshur votuesit me lekë. Blerja e votave dhe manipulimet janë dy armët e përdorura nga Hajdari i përzgjedhur nga Edi Rama për të qenë kryetar në mandatin e dyte.

Kallzimi Penal ndaj Salillarit        Kallzimi Penal ndaj Salillarit            Kallzimi Penal ndaj Salillarit

“Pellumb Hajdari dhe pengu i tij Kreshnik Salillari zyrtarisht në SPAK për të disatën herë.Mirënjohje për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarin e saj Profesor Doktor Sali Berisha! I jam Mirënjohës dhe çdo banori në Kuçovë të cilët kanë votuar dhe atyre që kanë luftuar me mua krah për krah kundër sistemit të korruptuar dhe milionave të oligarkisë. Për mua dhe për çdo qytetar të Kuçovës, veprimi i Partisë Demokratike për të kallzuar në SPAK oligarkun Pëllumb Salillari dhe ‘veglën’ e tij Kreshnik Hajdari dhe çdo kriminel që mbështeste dyshen e mësipërme, është vlerësim dhe një përpjekje për t’i dhënë Kuçovës atë që meriton. Mirënjohje! E drejta triumfoftë për të gjithë! Ska kthim prapa”, shkruan Maliqi kandidati rival dhe fituesi i vërtetë i shumicës absolute të votave “pro”.