“E kuptuam mesazhin e Parlamentit Europian”. Kështu me dëshpërim, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komenton emërimin e kroatit, Tonino Picula, si raportues i ri i Parlamentit të Unionit për vendin e tij.
Duke folur pranë liderëve të Hungarisë dhe Sllovakisë, ai më pas u kap me zyrtarët nga Estonia të Bashkimit Europian duke lënë pas një lloj dyshimi se mund të mbajnë anën e Kosovës.
“Ne e kuptuam shumë mirë mesazhin e Parlamentit Europian. Kushtojini vëmendje, jam i sigurt që nuk e keni ditur këtë. Ju e dini që Kaja Callas është shefe e Sigurisë dhe Punëve të Jashtme të BE-së. Njeriu kryesor është Mattia Masikas, gjithashtu nga Etonia, që tashmë janë dy prej tyre nga Estonia.
Ju e dini se kush është njeriu kryesor si reporter i të ashtuquajturës Kosovë. Në atë pozicion do të emërohet një estonez, siç është dhe Kaja Kallas. Një Estonez është shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, sërish Estonez. Shumë e çuditshme. kurse ne, na dhanë një kroat. Faleminderit shumë. Problemi nuk është tek kroati, por tek qëndrimet e tij”, tha Vuçiç.
Vuçiç shtoi se do të punojë me zyrtarët nga Estonia dhe më pas do të shohë se do të dalë e gjitha kjo. Të njëjtin reagim për emërimin e Tonino Picula pati edhe kryeparlamentarja serbe, Ana Brnabiç, që sinjalizoi se ky është një mesazh për Serbinë se nuk do të ketë raporte për progres të mirë në rrugën drejt BE-së. Eurodeputeti kroat i përket Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve. Picula është anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 2013.