Kristjan Asllani shënoi golin e dytë me Kombëtaren (pas atij me Armeninë në miqësore).

Në fitoren 1-3 kundër Ishujve Faroe për grupin E kualifikues të Euro 2024, elbasanasi tundi rrjetën me një gol që u fut mes katër më të bukurve të javës nga UEFA.

Edhe Interi nuk ka mundur mos vlerësojë “perlën” e djaloshit, duke bërë një postim dhe e krahasuar së bashku me Lukakun.

“Shokë goli”, shkruan Interi në postim.