Gynter Krishbaum kreu i komisionit për çështje europiane në Bundestagun gjerman, tha në një konferencë për mediat se SPAK është duke bërë detyrën e tij, ndërsa të gjitha sulmet kundër tij janë të gabuara.
Ai tha gjithashtu se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze ndërsa kjo çështje ndiqet me shumë seriozitet nga ana e Budenstagut.
“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Kjo do të thotë që në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament.
– Advertisement –
Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet.
Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfërit e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje”,-tha ai.