Kreu i grupit Wagner i ka dërguar një video-mesazh, Zelenskyt brenda qytetit të Bakhmut duke qëndruar përpara një monumenti tankesh që ndodhet në pjesën lindore të qytetit.

Yevgeny Prigozhin hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës se Wagner po humbiste në luftën për Bakhmut.

“Ne do ta pushtojmë këtë vend me dinjitet. Ministri i Mbrojtjes rus ju tha se pas marrjes në kontroll të Bakhmutit, hapësira operacionale do të hapet.

Dhe bota ende nuk është përballur me ushtrinë ruse, e cila është e përgatitur mirë, me ato njësi që nuk kanë hyrë ende në betejë, me të gjitha armët e mundshme moderne, inteligjencë, të përgatitura në mënyrë ideale”, shtoi ai.

“Ata janë duke pritur për kohën e tyre.  Atëherë e gjithë bota do të dridhet.”

Prigozhin iu drejtua gjithashtu presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me një apel. “Kërkesa e vetme, largonit të moshuarit, fëmijët. Dhe dërgoni këtu njësi gatshme luftarake.”