Situata në Gaza po del jashtë kontrollit pasi mungon ndihma humanitare e gatshme për t’u shpërndarë atje, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një postim në platformën X (ish-Twitter).

“Çdo sekondë presim ndihmë mjekësore, humbim jetë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar se furnizimet mjekësore janë bllokuar për katër ditë në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës.

“Ne kemi nevojë për qasje të menjëhershme për të filluar dërgimin e furnizimeve jetike,” tha Tedros. Si shumë zyrtarë të tjerë të agjencive të OKB-së, ZKK-ve dhe madje edhe shteteve, edhe ai kërkon hapjen e pikës kufitare Rafah.

Për ditë të tëra, mijëra ndihma janë bllokuar në shkretëtirën Sinai të Egjiptit, ndërsa Rafah është mbyllur në anën palestineze pas katër bombardimeve këtë javë.

“Ne kemi nevojë për t’i dhënë fund dhunës nga të gjitha anët,” tha shefi i OBSH-së./Albeu.com