Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar protestën e opozitës në 11 korrik, u ndal edhe tek Fredi Beleri.
Sipas tij, nëse BE mandation një të burgosur në Shqipëri si Beleri, atëherë vendi ynë le ta hedhë në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimit, të kërkuar me aq insistim nga Bashkimi Europian.
“Nuk jam i sigurt do dalin me Belerin apo pa Belerin. Ky Bashkimi për Fitore ka dhe një eurodeputet. Jam kurioz të shoh reflektimin e PD-së në marrëdhënien me Greqinë.
PD ka përgjegjësi ndaj kombit, ka hapur një vatër konflikti nacionalist në zemër të jugut të Shqipërisë, duke i lënë në kontroll Himarën Athinës.
Nëse BE mandaton nga burgu Fredi Belerin dhe nëse do mandatojë një të burgosu nga Shqipëria a duhet Shqipëria të hedh në koshin e plehrave ligjin e dekriminalizimi.
BE bëri presion ndaj Shqipërisë të miratojë ligjin e dekriminalizimit. Tani BE bën të kundërtën dhe hedh në kosh ligjin”, tha Spahiu.