Kreshnik Spahiu ka komentuar qëndrimin që mbajti i dërguari i shtetit amerikan, Gabriel Escobar për Sali Berishën.
Ai tha se Escobari dha një mesazh të qartë për të gjithë demokratët dhe sipas tij, fakti që emri i Berishës nuk përmendet më do të thotë se për SHBA-në ai ka vdekur politikisht dhe mbështetësit e tij nuk mund të vijnë në pushtet.
“Për herë të parë SHBA deklaron dhe konfirmon një frymë anti-amerikane në Shqipëri. Nga sondazhet del se niveli i anti-amerikanizmit në Shqipëri.
Ky është shqetësim për Amerikanët. Pasi na kanë dhuruar edhe shtetin e dytë shqiptarë, pasi kanë shpenzuar miliona e miliarda për Kosovën dhe Shqipërinë, po u kthehet mbrapsht.
Mjafton të themi që Escobar ka folur4 herë pa i përmendur emrin. Berisha për SHBA-në ka vdekur politikisht. Escobar dha një paralajmërim kërcënues për të gjithë demokratët. Ai tha unë shpresoj të mos gabojnë të mbështesin këtë linjë amerikane që nuk mund të vijë në pushtet”,-tha Kreshnik Spahiu në Euronews Albania.