Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania, ku tha se është në interesin e Edi Ramës, që përballë tij të faktorizojë si kundërshtarë Sali Berishën.

Sipas Spahiut kryeministrit Rama i intereson që në fushatën e ardhshme të ketë përballë Sali Berishën, pasi me të e ka shumë më të lehtë fitoren.

“Në thelb Rama është njeriu më i interesuar që të legjitimojë Berishën si kundërshtarin kryesor, për faktin sepse ai dëshiron që në zgjedhjet e ardhshme fushata elektorale të jetë mes dy personazhesh. Pra ai do të ketë të njëjtën fushatë elektorale që ka zhvilluar për 20 vite me radhë.

Do thotë votoni të renë dhe jo kthimin mbrapa, që është Sali Berisha. Mendoj se Edi Rama politikisht fiton në çdo lloj aspekti, politik, diplomatik, elektoral, me faktorizimin e Berishës përballë dhe me çmonetimin e gjithë faktorëve të tjerë”,-tha Spahiu.