Kreshnik Spahiu foli në Report TV mbi hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe u ndal edhe tek arrestimi i Durim Bamit në Dubai, që sipas tij kanë lidhje me njëra-tjetrën. Spahiu solli në vëmendje që Bami ka dashur të ketë statusin e të penduarit të drejtësisë në vitin 2016 por askush as drejtësia nuk e mori seriozisht.
“Durim Bami nuk është personazh i panjohur, tentoi të ishte i penduar i drejtësisë në 2016 duke dëshmuar për lidhje me politikën askush nuk e mori seriozisht dhe as mediat nuk e morën në mbrojtje. Kemi detyrimin t’i kujtojmë shqiptarëve tentativën në 2016 që një personi ti jepej statusi i të penduarit. Nëse do ishte marrë në mbrojtje shumë krime do ishin zbardhur.
Tani mund të jemi përballë dy varianteve që Durim Bami të mos ekstradohet të refuzohet azili pasi shteti shqiptar nuk e ka marrë seriozisht kur donte të ishte pendito. E dyta, mund të jetë varianti që të pranojë bashkëpunimin me drejtësinë por e kam vështirë ta besoj. Disa personazhe të kësaj zone, shumë e vështirë që Bami të dëshmojë pas kaq historish pasi grupet e tjera kanë bërë të kundërtën. E vetmja mënyrë që Bami është i lirë rrezikon pra më i mbrojtur është i mbrojtur nga drejtësia.
Unë nuk jam kasetë që të përsëris dëshmitë e Bamit. Ka pasur akuzë nga ish-deputeti Doshi për tentativë vrasje dhe një kasetë e dhënë Tahirit. Mirë është që drejtësia dhe mediat ti freskojnë këto dëshmi.
Burgun nuk ia uroj askut. Aq më tepër për kryeministra dhe president. Është turp për vendin tonë për persona të tillë. Ilir Meta dhe Monika prezumohen të pafajshëm. Dua të bëj dhe ironi, Ata duken fukara dhe jetojnë në borxhe ashtu sikur të hetosh për operacione plastike, kur Monika e ka bukurinë bio dhe natyral”, thotë Spahiu.