Kremlini mohoi të hënën më 11/11 raportet se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, foli me presidentin rus Vladimir Putin dhe i quajti raportet e mediave si trillime.
“Putini nuk ka plane konkrete për të biseduar me Trump për momentin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kujtohet se dje në një artikull të Washington Post shkruhej se “Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli me telefon me presidentin rus Vladimir Putin të enjten e kaluar, në bisedën e parë telefonike mes dy burrave që kur Trump fitoi zgjedhjet” .
Gjatë bisedës, shton raporti, ai thuhet se e këshilloi presidentin rus të mos përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij praninë e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë.