Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku edhe ka nisur shqyrtimi i kërkesave të forcave politike për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në këtë takim u diskutuara caktimi i kandidatëve në listat shumë-emërore. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se institucionet duhet të raportojnë veprimtaritë e tyre politike.

Ndërkohë nesër KQZ, do të vendosë nesër për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.