Gazetarja Klodiana Lala komentoi arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Lala tha se agjentët e BKH-së po bëjnë kontroll në vilën e Metës dhe Kryemadhit në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, Lala theksoi se po bëhen kontrolle edhe në banesat e ish-zyrtarëve të LSI-së.
“Po ushtrohet kontroll në një vilë në Gjirin e Lalzit. Aty po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës. Kontrollet po bëhen me urdhër të GJKKO-së.
Mund të merren lap topë e kompjutera, që do shërbejnë me shumë mundësi si provë. Janë disa çështje të bëra bashkë. Janë parë kontaktet që ka pasur Meta me personazhë të tjerë, për pasuritë që kanë pasur dhe lëvrimin e parave.
SPAK pretendon se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova për të kërkuar arrest me burg për Ilir Metën. Banesa po iu kontrollet dhe disa ish-zyrtarëve të LSI, e mund të ketë detaje të reja që mund të dalin nga zbërthimi i celularëve”, tha Lala në rubrikën Opinion në News 24.