Pas një takimi entuziast, që Belo zhvilloi me Donald Trump, i cili zgjati jo më  shumë se një minutë , ose më  mirë  të  themi 60 sekonda, se mbase kështu duket si më  i besueshëm ky i fundit arriti të  zgjidhet për herë  të  dytë, president i SHBA-së .

I mbetur pa punë  në  Shqipëri, pasi la mandatin e deputetit për atë  të  kreut të  bashkisë  së  tiranës, të  cilin nuk mundi ta fitonte, dhe pas protestave të dështuara para bashkisë  së  tiranës, gjatë  verës të  alternuara këto me pushimet luksoze në  bregdetin shqiptar nëpër jahte luksoze, vendosi të  largohet drejt SHBA-së .

Vjeshta e gjeti Belon në  krye të  fushatë s së  kandidatin republican për kreun e Shtëpisë  së  Bardhë .

Kontributi i tij në rezultatin surprizë të Trump ishte I dukshëm.

Besimplotë se investimin që bëri në këtë  fushatë do ta marrë  mbrapsh, Belo u shpreh se në  takimin e tij 60 sekonda, në Michigan gjatë  fushatës me presidentin I ka folur edhe për izolimin e babait të  tij shpirtëror, Berishën.

Por me sa duket nuk ka patur kohë të prezantohet se kush është ai vet.

E vetmja gjë që ka mundur të bëjë shtë  fotografia.

Gjatë  një  interviste televizive, Belo nuk e fsheh euforinë  e ketij takimi, sa dyshoj në se e ka larë  apo jo dorën që nga ajo ditë .

Dikur gëzonin fëmijët kur i jepnin dorë nxhaxhi Enverit në  festën e 1 Qershorit, ndërsa sot gëzojnë të rriturit kur dalin fotografi me xhaxhi Trump.

Rroftë mosbindja civile!

kohajuaj