Lajmi i dorëheqjes së parevokueshme të kapterit, Alfred Peza nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së ka shkaktuar shumë reagime në opinionin publik, duke sjellë një numër të lartë komentesh me vlersime negative për figurën e tij.

Ndërkohë që punonjësit e mbetur në atë institucion morën më në fund frymë lirisht nga terrori psikologjik që u kishte shkaktuar paranojaku, Peza së bashku me spiunët e tij.

Nuk vonoj dhe publikut i’u hodh për konsum dhe arsyeja e dorëheqjes së tij.

Thuhet për një skandal seksual. Ndërkohë që në portale qarkullon dhe një letër drejtuar Këshillit Drejtues nga një nga bashkpunëtorët më të ngushta të kapterit.

Bëhet fjalë për gazetaren Blerta Tafani. Kjo e fundit na e akuzon  ish drejtorin e saj për dhunë verbale, presion psikologjik  duke I dërguar mesazhe  turpi jashtë orarit zyrtar.

Ndërkohë që në letër na rendit dhe arritjet e saj profesionale dhe kontributin që ka dhënë ajo në institucionin e RTSH-së.

Që me thënë të drejën përvecse një folëse lajmesh nuk ka ndonjë kontribut të vecantë. Nuk shkëlqeu kurrë në emsione, as si autore e as si prezantuese. Shkëlqeu vetëm në gafat që bënte të cilat më pas ishin objekt humori për emisionet satirike.  Në rrethin mediatik të gjithë e dinë se si I përfintonte Blerta projektet në TVSH.

Por që mos i futemi shumë CV-së së saj po referohemi vetëm periudhës kur ky institucion drejtohej nga kapter Peza. Zonja në fjalë shkruan se na qenka shqetësuar nga sms-të e drejtorit që I dërgonte pas orës 20:00. Por nuk na thotë për takimet e saj pas orës 20:00 me shefin e saj, kur bënin listën e atyre që do shkarkonin  dhe emëronin.

Nuk na thotë se sa e shqetësuar ishte kur kapteri i propozoi postin më të lartë në atë institucion pas atij që mbante vet, atë të Zv-Drejtorit të përgjithshëm. A e pyeti veten znj. Blerta se për cfarë merite po ngrihej në atë detyre.

Mesa duket ‘barbi’ Blerta e paska harruar që këmbët i futi në atë institucion, falë miqësisë së hershme që kishte me kapterin ajo, dhe burri i saj kur ai ishte deputet i PS, duke ia bërë si nder për pazaret e pista që bënin bashkë, për të justifikuar milionat e dollarëve që nuk I dihej burimi, me lokalet që hapte në bllok në emër të burrit të Blertës.

Besoj mjafton këto për të kuptuar se sa e fortë ishte lidhja mes këtyre fytyrave të neveritshme të gazetarisë për të kuptuar që dorheqjen z. Peza nuk e dha për arsye morali e skandale seksi dhe qe miqësia e tij me vartësen, Blerta Tafani nuk u prish për mesazhet e pas orës 20:00, por për pazaret e pista që kishin mes tyre.

Mos Blerta nuk e i ndau 160 milionë lekët që mori për emsionin e saj duke u paguar me një rrogë 20 milion lekë në muaj, apo për aferat e tjera të pista që bëheshin në kurriz të taksa paguesve shqiptarë?! A ishte letra e njërëz nga konkubinave të kapterit Peza si një konsum për turmën dhe largimi i vëmëndjes nga skandalet e tjera që z. Peza bëri gjatë qëndrimit të tij në krye të RTSH-së.

A ishte letra si nderi i fundit që konkubina Blerta mund ti bënte të vetëndjerit Sulltan, Pezës !

A ka lidhje dorëheqja e Pezës me bllokimin e fondit prej 450 milion lekësh nga Përmbarimi, i cili I mban të bllokuara prej kohësh, dhe se përvec rrogave në këtë institucion që paguhet nga taksat e shqiptare nuk kryehet asnjë veprim tjetër financiar.

A ka të vërteta në atë që mediat komentuan muaj më parë se buxheti i RTSH-së, ka përfunduar në kazinot e Malit të Zi, për të kënaqur cmendurinë e kapter Pezës?!

Abuzimet skandaloze që u bën me buxheti e festivalit të 62-të në RTSH, apo 500 milion lekët e mara nga ALPETROL për festivalin dhe që nuk u depozituan në RTSH, por në xhepat e Alfred Pezës, kuptohet kjo sipas gojëve te liga?!

Besoj se tek këto abuzime duhet të kërkohet arsyeja e dorëheqjes së kapterit. Konkubinat luftën e kan me njëra-tjetrën për ta bërë për vete sulltanin, e këto nuk i interesojnë taksapaguesve shqiptarë. / KohaJuaj