Nga Erion DASHO –
Në Kongresin e Shëndetësisë së “boratëve” qenkan marrë edhe me mua dhe kolegët e tjerë kritikë!!!
Me sa duket, po del parashikimi se kongresi në vend që të analizojë dhe gjejë zgjidhje për problemet e shumta me të cilat përballet shëndetësia sot, po propagandon “fitorjet” dhe zbulon grupe armiqësore.
O Boratë!
Nën drejtimin tuaj shëndetësia është katandisur në nivele afrikane!
Unë dhe kolegët me shumë kënaqësi do të jepnim çdo kontribut për përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, por problemi ynë më i madh është se nuk kemi me kë të flasim!
Ju keni larguar profesionistët dhe e keni kthyer shëndetësinë në një timar për klarinetistët dhe balerinat! Unë dhe kolegët nuk arrijmë dot të kuptohemi me të paaftët që keni vendosur ju në drejtim.
Gjatë pandemisë, komiteti juaj qesharak i të ashtuquajturve “ekspertë” mori në qafë shqiptarët duke u shkaktuar 20 mijë vdekje shtesë dhe 200 milion euro shpenzime nga xhepi.
Në vend që të merreni me anatemime, përfitoni nga ata ekspertë të shquar të huaj që keni ftuar në kongres dhe mundohuni të kuptoni ndonjë nga këshillat e tyre.
Në vend që të propagandoni “suksese” dhe “fitorje” tregohuni të përulur dhe mundohuni të gjeni ndonjë rrugëzgjidhje për përmirësimin e gjendjes skandaloze ku keni katandisur shëndetësinë.
Në vend që të flisni për autonomi dhe performancë, kurseni si fillim ato dhjetëra milionë euro që shpenzoni çdo vit për klientët tuaj të koncesioneve.
Por me ju është kot që të harxhosh kohën dhe frymën!
Ju nuk kuptoni dhe as dëshironi të kuptoni!