Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbrëmjes se djeshme, 28 mars.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre.
Fatos Lamaj, 36 vjeç, nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u kishte zënë pritë.
Sipas dëshmisë të avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin, i cili përmes një manovre të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.
Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. I vëllai i avokatit Zotaj ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.
Pasi i ka shpëtuar atentatit, avokati Zotaj ka denoncuar në Stacionin Policor ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur gëzhojat e shkrehura nga kallashnikovi e me pas ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj.