Nga Xhovan SHYTI –

Në konferencën e IX ndërkombëtare te Shoqatës Kombëtare te Shëndetit publik, me teme: “Reduktimi i Demit” qe u mbajt ne Tirane ne datën 26 Maj 2023
Panelistët ranë dakord se pirja e duhanit, pasiviteti fizik, mbipesha, kontrolli i dobët i presionit të gjakut janë faktorë që një individ mund të ndikojë dhe janë gjithashtu parashikues të fortë për zhvillimin e sëmundjeve kronike jo të transmetueshme.

Konkluzioni i përbashkët i ekspertëve-panelistëve është se edukimi për dëmshmërinë e zakoneve të këqija të jetesës dhe parandalimi i fillimit të tyre janë armët më të fuqishme në luftën kundër shfaqjes dhe kontrollit të zhvillimit të sëmundjeve kronike jo të transmetueshme. Popullata që tashmë është e ngarkuar me faktorë rreziku (duhani, obeziteti, pasiviteti…) duhet sa më shpejt që të jetë e mundur t’i eliminojë plotësisht ose të përdorë qasje që mund ose kanë potencial për të reduktuar ndjeshëm dëmin e tyre, siç është parimi i bazuar në uljen e dëmit, në rastet kur eliminimi i plotë i sjelljeve të rrezikshme nuk është i mundur.

shuperka                           salla te pranshmit  KONFERENC salla

Në foto: Roland Shuperka specialist i duhan pirjes,                                                             Foto: Të pranishëm në Konferencë   

Koncepti i reduktimit të dëmit është një qasje që pranon se disa zakone të këqija ose varësi nuk mund të zhduken menjëherë ose plotësisht. Ky parim përqendrohet në zvogëlimin e dëmit më shumë sesa në analizimin e arsyeve pse një person ngjitet pas atij zakoni, pavarësisht se është i vetëdijshëm se ai është i dëmshëm. Qasja e reduktimit të dëmit duke respektuar individualitetin si dhe duke marrë parasysh të dhënat moderne të bazuara shkencërisht.
Nga këto katër konferenca del konkluzioni:

Reduktimi i dëmit duhet të jetë pjesë integrale e strategjive të shëndetit publik

Reduktimi i dëmit të jetë pjesë e punës së mjekëve në çdo nivel, jo vetëm në fushën e shëndetit publik, por edhe në mjekësinë e familjes dhe atë të kujdesit spitalor. E fundit, por më e rëndësishmja, reduktimi i dëmit kontribuon ndjeshëm në arritjen e synimit të vendosjes së pacientit në qendër të sistemit, pasi një sistem më i sigurt, ngrihet në radhë të parë për të garantuar sigurinë e pacientit.

Për sa me sipër rëndësia e fillimit të një dialogu të hapur me profesionistet e shëndetit dhe konstruktiv mbi Reduktimin e Dëmit të Duhanit për një qasje më të mirë ndaj barrierës globale të duhanpirjes duhet te jete ne qendër te dialogut.

Edhe pse qasja më e mirë nuk është asnjëherë pirja e duhanit, duhanpirësit që zgjedhin të mos e lënë duhanin nuk duhet të braktisen në fatin e tyre, ata duhet të jenë në qendër të zgjidhjeve, ashtu siç mjekët vendosin pacientët e tyre ne qendër te shërbimit. Lënia e duhanit dhe Reduktimi i Dëmit shkojnë krah për krah.
“Klinikat për ndërprerjen e duhanpirjes, pavarësisht këshillimeve dhe farmakoterapive të ofruara për duhanpirësit që produktet e duhanit me risk të reduktuar mund t’i ndihmojnë njerëzit, nëse jo për të lënë njëherë e mirë duhanin, të paktën për të reduktuar ndjeshëm dëmin e shkaktuar nga kjo sjellje jo e shëndetshme për shëndetin e tyre. Por këto alternativa me risk të reduktuar nuk mund të krahasohen me ajrin e pastër, ato duhet të krahasohen me cigaret tradicionale”.
Konsumatorët, politikanët duhet të informohen për zhvillimet dhe risitë teknologjike, në mënyrë që të marrin vendimet, masat ligjore dhe rekomandimet më korrekte të politikave. Është në dorën tonë të ndihmojmë ndërtimin e shoqërive moderne, me alternativa të reja dhe më të sigurta krahasuar me tymosjes tradicionale të cigareve, duke promovuar një strategji të re.

Adrian Gabrani

Në foto: Prof. Asc. Adriatik Gabrani.

PȄRVOJA E ANGLISȄ NȄ REDUKTIMIN E DȄMIT

Ministri i Shëndetësisë Neil O’Brien ka deklaruar:
– Afërsisht 2 nga 3 duhanpirës të përjetshëm do të vdesin nga duhani. Cigaret janë i vetmi produkt në shitje që do t’ju vrasë nëse përdoret.

– Duhanpirësve u kërkohet të ndërrojnë cigaret me vape në skemën e parë në botë.

– Grave shtatzëna do t’u ofrohen gjithashtu stimuj financiarë për t’i ndihmuar ato të lënë duhanin si pjesë e një pakete masash gjithëpërfshirëse për të ulur normat e pirjes së duhanit në Angli.

– Një milion duhanpirës do të inkurajohen të ndërrojnë cigaret me avuj nën një skemë të re e krijuar për të përmirësuar shëndetin e vendit dhe për të ulur normat e pirjes së duhanit.

SUKSESI I SUEDISȄ NȄ REDUKTIMIN E DȄMIT

– Ekspertët kanë vënë në dukje arritjen historike të Suedisë, e cila do të bëhet vendi i parë në botë që do të arrijë statusin “Pa Tym”.

– “Historia e suksesit të Suedisë duhet të festohet si një revolucion i shëndetit publik,”

– “Ne të gjithë duhet të jemi në majë të malit duke thirrur ‘Fitore!’, dhe duke e parë Suedinë si praktikën më të mirë.

“Modeli Suedez i reduktimit të dëmit të duhanit është ai që Shqipëria duhet të ndjekë Snusi. Suedia do të bjerë nën një normë prej 5% të prevalencës së pirjes së duhanit në muajt e ardhshëm. Ky është niveli në të cilin një vend konsiderohet zyrtarisht pa tym.
Asnjë anëtar tjetër i Bashkimit Evropian nuk është afër arritjes së Suedisë dhe asnjë nuk është në rrugën e duhur për ta bërë këtë deri në objektivin e BE-së për vitin 2040.

REZULTATET FLASIN VETȄ

–  Sëmundjet e lidhura me duhanin janë më të ulëtat në Evropë.
–  Vdekjet prematurë janë me te ulëtat ne Evropë.
– Vdekjet suedeze nga kanceri i mushkërive janë më pak se gjysma e mesatares së BE-së.
– Vdekjet nga te gjitha llojet e kancerit janë 38% më të ulëtat
– Shkalla e kancerit është 41% më e ulët se pjesa tjetër e Evropës.
– Suedia është gati të bëhet vendi i parë pa Tym.
– Suedia është një dhuratë për Evropën.
– Vetëm 5, 6 % e të rriturve janë duhanpirës.
– Duhanpirja brënda 15 viteve është ulur nga 15% ne 5.6%.
Bërja e produkteve alternative gjerësisht të disponueshme./ Koha Juaj.com