Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së caktuar nga GJKKO për detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij për koncesionin e Sterilizimit.
Mbrojtja e Beqajt ka kërkuar prej dy muajsh që prokuroria ti vërë në dispozicion dosjen hetimore në ngarkim të tij, por ende nuk ka mundur ta marrë.
Për këtë Beqaj në një deklaratë për mediat tha se SPAK po krijonte pengesë artificiale dhe se do të donte që “gjyqtari Bani të vepronte me drejtësi”.
“Që në dhjetor, pas seancës së parë, kemi konstatuar që dosja është voluminoze. Kemi kërkuar që të ishim përgatitur. Kërkesa na u pranua, por SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të marrë dosjen.
Prokurorët kanë pranuar që mund ta kemi, duam që gjyqtari Bani të veprojë me shpejtësi”, tha Beqaj.
Masa e sigurisë ndaj tij u caktua në nëntor të vitit të kaluar. Hetimi nga SPAK, ka të bëjë me shkeljet që pretendohet se Beqaj ka kryer në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10 vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj i cili tashmë ndodhet i arrestuar së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn.