Në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton kundër rezolutës së propozuar.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita nuk është kundër procesit të integrimit, por kjo votë kundër është për shkak të refuzimit nga maxhoranca të çdo propozimi të PD-së.

“Grupi Parlamentar i PD-së do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita ëshë kundër procesit të integrimit por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin.

Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Bardhi.

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian i bënë thirrje palëve politike shqiptare të votojnë rezolutën me konsensus, por opozita ka refuzuar. Delegacioni i PE-së është shprehur se vota kundër do të ishte sinjal negativ për Këshillin Europian dhe do të ngadalësonte procesin e integrimit.