Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme më 13 mars.
Sipas axhendës të publikuar nga Komisioni Evropian, Kos do të takohet fillimisht me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
Po atë ditë, komisionerja do të marrë pjesë në Konferencën e Kolegjit të Evropës: “Zgjerimi i BE-së dhe shoqëritë elastike në Ballkanin Perëndimor: forcimi i shoqërisë civile, barazia gjinore dhe pjesëmarrja e të rinjve”.
Gjatë ditës Kos do të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.
Vizita e saj në Tiranë do të përmbyllet me takimin me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Sipas agjendës, nuk planifikohet një takim me kreun e PD-së Sali Berisha.