Vitet e fundit, trendi i “thonjve të pastër” reflekton preferencën në rritje për një estetikë natyrale, minimaliste në thonjtë.
Ky është një stil që thekson kujdesin dhe higjienën e thonjve, me nuanca të buta, natyrale si roza transparente, qumështore ose e zbehtë.
Manikyri nudo të cilit i janë drejtuar të gjitha vajzat së fundmi për manikyrët e tyre të pastër nuk është askush tjetër veçse Le Vernis në nuancën Balerina nga Chanel.
Është një manikyr rozë gjysmë transparent, i cili i jep një shkëlqim delikate thonjve, duke i bërë ata të duken më të pastër dhe më të shëndetshëm. Me një kalim, thonjtë duken të kuruar, ndërsa me dy marrin një ngjyrë rozë më intensive, qumështore, e cila kënaq çdo nuancë lëkure.