Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së për tarifat e vendosura nga Trump dhe ka njoftuar një tarifë të re prej 125% për importet amerikane.

Kjo vlerë është rritur nga 84% që ishte shpallur të mërkurën dhe është e njëjtë me tarifën aktuale që SHBA ka vendosur për mallrat kineze të importit.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna, njoftoi Ministria kineze e Financave.

Në të njëjtën kohë, ministri deklaroi se “nëse SHBA këmbëngul të vazhdojnë të shkelin interesat e Kinës, atëherë Pekini do të marrë kundërmasa dhe do të “luftojë deri në fund”.

“Vendosja e tarifave jashtëzakonisht të larta të SHBA-së ndaj Kinës shkel seriozisht rregullat e tregtisë ndërkombëtare, ligjet bazë ekonomike”, shtoi ministria kineze.