Ministria e Jashtme kineze njoftoi sot se Kina dënoi ashpër sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Ky veprim shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme, theksoi Ministria e Jashtme kineze.

Kina u bën thirrje palëve të përfshira në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të ndalojnë sulmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat, shtohet në deklaratë./kohajuaj