Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmë në finalen e madhe të Big Brother Vip kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, dashuri që nisi në këtë “realityshow”.
Ceremonia ku Kiara dhe Luizi i thanë “Po” njëri-tjetrit u mbajt në tarracën e e Bashkisë në Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili kurorëzoi martesën e tyre.
Mirëpo a është e ligjshme kjo martesë? Duket se martesa që u mbajt mbrëm është e pavlefshme pasi celebrimi i martesës duhet të bëhet ne vendbanimin e partenerit, në këtë rast të Luizit që është në Shkodër dhe jo në Tiranë.