Shtyhet seanca e parë në Kolegjin Zgjedhor për ankimimin e kandidatit të PD në Kukës Shkëlqim Shehu. Shkak u bë mungesa e Shehut.

Ndërkohë, u rrëzua ankimi i bërë nga Ilir Alimehmeti, kandidati më i dytë më i votuar në listën e PD në Tiranë, por që nuk arriti që të fitonte mandatin pasi u mund nga Jorida Tabaku.

Më 2 qershor, pasi KAS u rrëzoi kërkesat lidhur me pretendimet për votën preferenciale, tre kandidatët Shkëlqim Shehu, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor.

Komisioni i Ankesave u rrëzoi kërkesat me pretendimin se në ankimimet e tyre duhet t’i përfaqësonte si subjekt Partia Demokratike.

Shehu humbi mandatin e listës së hapur përballë kolegut të tij, deputetit Isuf Çela pas numërimit të votave të diasporës. Shehu kryesonte numërimin brenda vendit dhe doli fitues, por diaspora përmbysi raportin.

Sakaq, Aulon Kalaja ngriti pretendime për votat preferenciale, i cili paralelisht po vazhdon betejën edhe në KAS i ‘ndarë’ nga PD përmes Partisë Lëvizja e Legalitetit.