Avokati Edmond Petraj tha se ish-presidenti Ilir Meta kërkon trajtim psikologjik pasi po bën veprime të pajustifikueshme.
Petraj u shpreh se Meta e kërcënoi prokurorin drejtpërdrejt në sallën e gjyqit, i cili cilësohet si një veprim shumë i rëndë që nuk e ka hasur asnjëherë më parë tek një i pandehur.
“Veprimi që Meta bëri sot nuk i shkon një personaliteti politik 30-vjeçar dhe me gjendjen e tij të rënduar e priste një ditë të tillë në bankën e të akuzuarve.
i ka kaluar në një situatë ku me çdo kusht kërkon trajtimin e vet psikologjik me kushtin që të justifikohet me gjërat që po bën.
Në të gjitha rastet që kam pasur nuk kam rastisur asnjëherë që një i pandehur të kërcënojë prokurorin në mënyrë të drejtpërdrejtë në sallën gjyqësore.
Iliri e kërcënoi prokurorin “shiko ti se ç’do të bëj unë”, ky është një veprim shumë i rëndë”, tha avokati Petraj në një intervistë për Euronews Albania.