Çështja Beleri është një çështje e shtetit ligjor dhe jo çështje dypalëshe”, është mesazhi i ri i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për Tiranën zyrtare menjëherë pas përfundimit të punimeve të samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Ai ka kërkuar që duhet të pranohet nga qeveria shqiptare se Fredi Beleri është zgjedhur ligjërisht kryetar i bashkisë në Himarë.

“Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është në thelb çështje e shtetit ligjor. Nuk është një ndasi dypalëshe thjesht, që Greqia ka me Shqipërinë. Ajo që ne kërkojmë është e qartë: të pranohet që Fredi Beleris u zgjodh ligjërisht kryetar i bashkisë. Ne nuk ndërhyjmë në veprën e drejtësisë shqiptare, por këtu kemi zgjedhje të cilat Fredi Beleri i ka fituar dhe ai nuk mund të marrë detyrën e tij sepse aktualisht është në burg , pasi nndaj tij janë ka disa akuza”, tha Mitsotakis.

Sa i përket mbështetjes së Greqisë në përspektivën europianë të Ballkanit Përëndimor Mitsotakis ka kujtuar “se Deklarata e Selanikut mban vulën greke, 20 vjet më parë”, por kjo qasje ka disa rregulla dhe është një proces ku secili vend vlerësohet individualisht për progresin që bën në një sërë çështjesh, përfshirë këtu çështjet e sundimit të ligjit.

“Këto gjëra janë shumë të qarta nga ana jonë. Dhe ne gjithmonë presim me padurim që të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Himarës të respektohet në thelb. Kjo ishte ajo që kërkonim që në fillim”, shtoi ai.

Kryeministri grek ka ripërsëritur se nuk duhet që të këtë asnjë ndërhyrje në zgjedhje . Ne ende po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike sic është për ne respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.